Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka urdhëruar pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor.
Sipas Konit, ky vendim vjen pas situatës aktuale, e cila është tepër e rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike në të cilat zhvillohet mësimi.
“Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, shkruan Koni.
/tvklan.al