Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Brenda një jave ndëshkohen 6 deputetët që janë shprehur kundër autoritarizmit të kryeministrit Fatos Nano në Partinë Socialiste. Konferencat e rretheve nuk kanë zgjedhur si delegatë të kongresit socialistë, deputetë të zonës. Kështu Delvina nuk votoi deputetin Limoz Dizdari, ndërkohë që Berat u refuzuan nga baza socialiste Flamur Rrogu dhe Mustafa Muçi.

Në Fier, Dritan Prifti dhe Flamur Xhindi humbën të drejtën e pjesëmarrjes në kongres, ndërsa në Mirditë Ndre Legisi ishte i pari deputet që denoncoi presion e ushtruar nga njerëz të kryetarit aktual të partisë, mbi pjesëmarrësit e konferencave. Në Delvinë socialistët kanë kërkuar largimin nga salla të të deleguarit të partisë në konferencë.

Pas shumë orësh debat, përfaqësuesi i selisë rozë Limoz Dizdari ka hequr dorë nga diskutimi me bindjen se socialistët ishin komanduar më parë për të reaguar në këtë mënyrë.

Limoz Dizdari:- “Bota nuk është aq e vogël, sa quhet shia vetëm”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj