Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Limoz Dizdari

Dizdari për balancimin e procesit zgjedhor (27 Tetor 2004)

Limoz Dizdari: “Formula e sotme e ndërtimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe strukturave të tjera të atyre zonaleve të qendrave të votimit janë të diskutueshmë dhe përvoja e deritanishme ka treguar se ato nuk janë të paanshme që garantojnë rregullsinë e procesit zgjedhor. Është formula apo marrëveshja e fundit e dy partive, marrëveshja Ruçi-Topi...

Tetor 27, 2004

Mitingu i Ilir Metës në Skrapar (19 Tetor 2004)

Me dhjetëra makina dhe qindra simpatizanë kanë shoqëruar kryetarin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta, nga Berati deri në Skrapar, ku ka zhvilluar një miting të madh me elktoratin e këtij qyteti. I shoqëruar nga deputetët Dizdari dhe Legisi, Meta është pritur me entuziazëm nga rreth 10 000 banorë të qytetit të Çorovodës....

Tetor 19, 2004

Dizdari i përgjigjet akuzës së Nanos (27 Gusht 2004)

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Limoz Dizdari i është kundërpërgjigjur akuzës së kryeministrit Nano një ditë më parë në Sarandë. Fatos Nano: “Në Partinë Socialiste nuk ka kanabis ose më saktë, ata që mund të dyshoheshin për gjëra të tilla po ikin dhe kanë ikur.” Limoz Dizdari: “Si gjithnjë, luan me të pavërteta, se...

Gusht 27, 2004

Parlamenti mbyll punimet pas 8 orësh debat (29 Korrik 2004)

Kuvendi mbylli punimet pas plot 8 orë debatesh, kësaj radhe jo vetëm mes pozitës dhe opozitës, por mosmarrëveshje u vërejtën edhe brenda grupit socialist. Deputeti Erjon Braçe, ashtu sikundër dhe opozitari Nikollë Lesi, deklaruan se kryetari i Komisionit të Medias Musa Ulqini kishte falsifikuar firmat e anëtarëve dhe datën e mbledhjes së komisionit. Nikollë Lesi:...

Korrik 29, 2004

Ilir Meta takim me mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim – (30 Qershor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Shtohen radhët e anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një nga lagjet e kryeqytetit ish-kryeministri Ilir Meta ka paraqitur arsyet e lëvizjes. Sipas tij, Kongresi i Dhjetorit vërtetoi konstatimet e deklaruara më parë nga kundërshtarët e kryeministrit brenda partisë, që nuk ishte çështje numrash apo emrash, por koncepti...

Qershor 30, 2004

Kriza në PS, Meta zhvillon takime me bazën socialiste në Pogradec – (16 Maj 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Në vijim të takimeve të tij me elektoratin, ish-kryeministri Ilir Meta konsumoi këtë fundjavë në Pogradec, së bashku me deputetët Braho, Muçi, Legisi dhe Kaja. Ish-kryeministri Meta pohoi se janë zhvilluar takime me bazën socialiste, por nuk dha koment mbi ftesën e drejtuesve të partisë, për bashkëpunim disa ditë...

Maj 16, 2004

Ndizet përsëri sherri brenda Partisë Socialiste (11 Maj 2004)

Lajme Arkiva 2004 Ndizet përsëri sherri brenda Partisë Socialiste. Kryetari i grupit parlamentar  Gramoz Ruçi u ka kërkuar deputetëve që tu binden të gjitha vendimeve të qeverisë, çfarë ka sjellë reaksionin e të  ashtuquajturve deputetë të mendimit ndryshe brenda grupit parlamentar. Ish kryeministri Meta ka kundërshtuar teorinë e vendosjes në rresht. Megjithatë për të hedhur...

Maj 11, 2004

Deputetët e PS pro dhe kundër ndryshimeve në qeveri – (18 Dhjetor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Sekretari i përgjithshëm i PS deklaron se do të negociohet me të gjithë faktorët politikë edhe pse nuk bëhen publik, ministritë që do të lëshohen nga socialistët. Gramoz Ruçi:- “Të gjitha hapësirat janë për të bashkëbiseduar me të gjithë aleatët tanë tradicional”. Gazetarja: Do u ofroni që të gjithëve...

Dhjetor 18, 2003

Socialistët për ndryshimet në qeveri  (15 Dhjetor 2003)

Lajme Arkiva 2003 Mustafa Muçi: Në të gjitha rastet që do të jetë e nevojshme për të votuar kundër, do votojmë kundër. Gazetarja: Kjo do të thotë që do i përkisni një partie tjetër sepse Partia Socialiste ju përjashton. Mustafa Muçi: Unë e di se akoma jam anëtar i Partisë Socialiste, megjithëse me vendimet e...

Dhjetor 15, 2003

Deputetët socialist për KPD-në (9 Dhjetor 2003)

Lajme Arkiva 2003 Sabit Brokaj: Përgjithësisht ka emra që e meritojnë dhe me vlera në shumicën e tyre. Gazetarja: Po prezantimi në këtë listë i zëvendës ministrave, si ju duket? Sabit Brokaj: Ka nga ata që mund të kenë kontribute politike të PS-së. Ka nga ata që janë marrë nga Nano pas në kundërshtim me...

Dhjetor 9, 2003