Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Njësia bashkiake nr.5 ka përqindjen më të ulët në votim. Nga mbi 43 mijë votues, një pjesë e vogël është paraqitur në qendrat e votimit. Ndërkohë që një shkak për shumicën, sipas kryetarëve të disa qendrave ka qenë mosgjetja e emrave në listat e publikuara.

Komisioneri:- “Ne e konisderojmë përqindjen relativisht të ulët, vijnë familjet të gjitha dhe nuk gjejnë qendrën e votimit dhe pak janë të stresuar, pak janë të lodhur nga puna dhe detyrimisht shkojnë në shtëpi”.

Qytetari 1:- “Nuk e kam gjetur emrin në lista, por me telefonatën që kemi bërë në qendrën e KQZ, na kanë thënë që emri im dhe i bashkëshortes time është në listë. Tani po e verifikojmë këtu në qendrën e votimit”.

Qytetari 2:- “Unë kam 10 ditë që po e kërkoj emrin, ata zotërinjtë atje më thanë, që duhet të marrë certifikatë me fotografi, me noteri, me gjyq, unë atë s’e bëra dhe ngela tani pa votuar, jam unë gruaja dhe çuni, tre veta”.

Ndërsa në po këtë njësi, po në qendrën 1828, njerëzit kanë nisur të mbajnë radhë pak përpara mbylljes së kutive, por edhe këtu rezulton pjesëmarrje e ulët.

Komisionerja:- “Përqindja e votimit është tepër e ulët, nuk kanë votuar as 600 veta, në të njëjtën kohë që ne listën e kemi 1620. Nuk mund të themi që kemi pasur pushim edhe pse fluksi dhe radha ka qenë e gjatë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti