Hezbollahu lëshoi dhjetëra raketa në qytetin Beit Hillel në veri të Izraelit rreth orës 00:25 me orën lokale. Pamjet u postuan menjëherë në mediat sociale por ende nuk ka raportime për viktima.
Sistemi i mbrojtjes raketore të Iron Dome i Izraelit hyri në veprim dhe ushtria pretendoi se kishte kapur shumicën e tyre.
Forcat ajrore izraelite u përgjigjën duke goditur objektivat ushtarake te Hezbollahnë Libanin jugor. Mediat libaneze raportojnë për një sulm ajror izraelit në një termocentral në një vend furnizimi me ujë në qytetin jugor libanez të Taybeh.
Sipas mediave botërore, SHBA dhe Izraeli presin një sulm nga Irani të hënën.
“Ne do të përgjigjemi dhe do të kërkojmë një çmim shumë të lartë për çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo arenë”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanyahu në hapje të mbledhjes së qeverisë. Në një zhvillim tjetër ketë të dielën në mëngjes, katër persona u vranë në një sulm me thikë në qytetin izraelit të Holon. Sulmuesi më vonë u “neutralizua”.
Shumë shtete të botës u kane bëre thirrje shtetasve të tyre që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa po rritet frika e luftës ne shkalle te gjere në Lindjen e Mesme. Irani është zotuar për një hakmarrje “të ashpër” kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vdekjen e shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë në “gatishmëri të lartë”, ndërsa SHBA nisen dislokimin më të madh të anijeve luftarake në Lindjen e Mesme.
Në muajin Prill, Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe dronë në Izrael. Sulmet, edhe ato të shënjestruara, dhe vrasjet nuk mund të jenë kurrë zgjidhje, nuk ndihmojnë për të ndjekur rrugën e drejtësisë, rrugën e paqes. Por ato gjenerojnë edhe më shumë urrejtje dhe hakmarrje”. Papa e tha këtë në Engjëll, duke rinovuar thirrjen e tij për paqe.
Klan News