Katër ushtarë nga Azerbajxhani kanë humbur jetën pas përplasjeve me trupat armene në kufi duke përshkallëzuar në këtë mënyrë mosmarrëveshjet mes dy shteteve për shkak të territoreve.
Tre ushtarë u vranë të dielën, ndërsa një humbi jetën të hënën pas zjarrit të artilerisë që shpërtheu pranë rajonit Tavush. Sipas ministrisë së Mbrojtjes azere, përplasja ndodhi mes 2 ushtarëve armenë dhe 5 ushtarakëve nga Azerbajxhani.
Kryeministri armen Nikol Pasinyan tha se vendi i tij nuk do të qëndrojë pa iu përgjigjur provokimeve. Menjëherë pas ngjarjes, ai bisedoi në telefon me drejtuesin e Organizatës për Siguri të Përbashkët, një bllok ushtarak që udhëhiqet nga Rusia.
Ndërkohë Turqia doli në mbrojtje të Azerbajxhanit duke deklaruar se do të qëndrojë pranë tyre në përpjekjen për të mbrojtur integritetin territorial. Ish-republikat sovjetike, Armenia dhe Azerbajxhani, janë në një konflikt prej 30 vitesh për territoret Nagarno-Karabakh. /tvklan.al