Ndërtesat 3-katëshe që shihni në fotot më poshtë i përkasin Iliaz Katirajt. Ai është personi që tentoi të qëllonte me këpucë Kryeministrin Edi Rama, në ambientet e Spitalit të Traumës, ku kreu i qeverisë kishte shkuar për të vizituar policët e plagosur në protestën e banorëve të Unazës së Re para Kuvendit dhe ku efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, humbi gishtat e njërës dorë. Katiraj është lënë nga gjykata në “arrest me burg”.

Bashkëshortja e tij tha në media se po i prishej shtëpia në zonën e Unazës së Re, të cilën e ka të vetmen për të strehuar familjen. Por nga verifikimi i zyrës së ALUIZNI-t, rezulton se Katiraj është pronar objektesh të ndërtuara pa leje edhe në zonën bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.

Ai ka në pronësi një objekt 4-katësh në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009, firmosur nga ish-Drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia.

/tvklan.al