Erkand Qerimaj është shpallur kampion absolut në peshën 77 kilogram duke i fituar të tre medaljet e arit në kampionati evropian të peshëngritjes për të rinj.
Erkand Qerimaj: “Jam shumë i kënaqur që ngrita flamurin shqiptar mes Shqipërisë. Shumë herë e kam ngritur në vende të tjera. Falënderoj trajnerin tim, Zef Kovaçi, doktorin, gjithë stafin e federatës”.
151 kilogram në stilin e shkëputjes nga ngritur Qerimaj, 185 në shtytje për një total 336 në dy garësh.
Peshëngritësi shkodran ka qenë i paarritshëm për rivalët e tij. Podi u plotësua nga sportisti rus, Molçanov, në vendin e dytë me 332 kilogram në total dhe në vendin e tretë me medaljen e bronzit u rendit peshëngritësi armen, Agasian, me 327 kilogram.
Shqipëria deri tani ka marrë dhjetë medalje në kampionat, pesë prej të cilave ari, tre argjendi dhe dy bronzi./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe