17-vjeçarët e kombëtares së peshëngritjes janë kthyer në atdhe me 10 medalje të fituara në kampionatin evropian që u zhvillua në Izrael.

Daniel Godelli me tre medalje ari ne peshën 69 kg dhe Hysen Plaku me dy ari e një argjendi u shpallën kampionë Evrope, ndërsa Xhulio Prroni nën/kampion me një medalje ari e 2 argjendi.

Daniel Godolli: “Në palestër jemi si me thënë, magazinë jo palestër. Nuk bëjnë, janë kushtet shumë të vështira. Jemi pa boshte, pa gjëra dhe duhet t’i ketë shteti parasysh”.

Hysen Plaku: “Për peshën time 77 kilogram ishte pak e vështirë, sepse ne ishim dy rus të fuqishëm, bullgarë, armenë dhe me stërvitjen që kam bërë arritëm që të merrnim këto medalje dhe shpresoj për më tepër.”

Esat Ademi: “Kërkesa ime kryesore për këta sportistë janë bursat olimpike që do të akordojnë për këto rezultatet e marra federata botërore, pra të gjithë në unison duhet të shmangë këtë ekip. Duhet t’i mbajmë si ekip, duhet t’i mbajmë si brilanta të sportit shqiptar”.

Deri në mesin e Shtatorit të këtij viti peshëngritja shqiptare i ka sjellë vendit 25 medalje nga 4 aktivitete ndërkombëtare: 10 ari, 10 argjendi dhe 5 bronzi./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe