Dy janë kandidatët për President të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe Esat Ademi. Ylli është propozuar një ditë më parë nga federate e mundjes, ndërsa Ademi nga ajo e peshëngritjes.
Esat Ademi: “Po do të mundohem me përkushtimin tim më të madh që të arrijmë maksimumin. Do të mundohem për një demokraci reale dhe një zbatim të ligjit në sport”.
Esat Ademi, ish-sportist dhe aktualisht President i Federatës së Peshëngritjes prej disa vitesh është edhe President i Konfederatës Mesdhetare të këtij sporti. Biznesmen dhe nënkryetar i dhomës së tregtisë dhe industrisë së Shqipërisë. Kandidati tjetër Fiedel Ylli edhe ky ish sportist, mundës. Prej shumë kohësh në strukturat e KOKSH njëkohësisht edhe biznesmen. Asambleja Zgjedhore e KOKSH-it do të mbahet më 6 dhjetor./tvklan.al
Gazetari: Erion Todhe
Operator: Izdor Rudho
Montazh: vilma Halilaj