Romela Begaj, e para peshëngritëse shqiptare në një olimpiadë dhe është një nga sportistet me rendiment gjithnjë e në rritje. 21-vjeçarja e cila deri më tani numëron 4 medalje në kategorinë e të rriturave do të jetë e para nga ekipi i peshëngritjes që do të zbresë në pedanën  Pekin 2008 për të garuar në kategorinë 58 kg.

Romela Begaj: “Është e vështirë sepse është garimi me olimpiada. Është gjysma ëndrrës time e realizuar, akoma plotësisht jo. Shpresoj që të dal sa më mirë, po i jap forca siç e patë dhe vetë, emocionet janë të shumta dhe shpresoj jo vetëm unë po gjithë ekipi shqiptarë të dali shumë mirë”.

Romela stërvitet nga Hektor Shaqiri, i cili pas një karriere të gjatë si trajner, kërkon kulmin e saj në olimpiadë.

Hektor Shaqiri: “Romela do jetë sportistja më e mirë e delegacionit shqiptarë. Unë e kam ëndërr një medalje në olimpiadë se të vetmen që s’kam marrë. I uroj Romelës të ma realizoj këtë ëndërr edhe unë ta mbyll me nder peshëngritjen”.

Përgatitja e përditshme e Romela Begaj, tashmë ka arritur në 90% të ngarkesës, ndërsa pjesa më e vështirë do të jetë në fshatin olimpik në Pekin./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku

Montazh: Ergis Hasanbelli