Kryeministri Sali Berisha, ka pritur ekipin olimpik shqiptarë, i cili pas pak ditësh do të udhëtojnë në drejtim të Kinës, për të marrë pjesë në aktivitetin më të madh sportiv të vitit olimpiadën verore. Në takimin me kreun e qeverisë ishte i pranishëm edhe Ministri i Sporteve Ylli Pango. Berisha dhe Pango do të jenë të pranishëm edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Pekin 2008 më 8 gusht.

Shqipëria e cila këtë vit ka pjesëmarrjen e 6 në  një olimpiadë verore pati debutimin në Munih më 1972-in. 11 sportistët tanë do të konkurrojnë në 6 disiplina të ndryshme, kjo është dhe prania më e madhe e sportistëve shqiptarë në lojërat olimpike. Fakt i cili e shton mundësinë e marrjes së medaljeve. Shanset më të mëdha për sukses i ka peshëngritja, mundja dhe qitja.

I gjithë delegacioni shqiptarë Pekin 2008 do të ketë 27 persona. Skuadrën olimpike paraditen e së mërkurës do ta presë Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili do t’i dorëzojë Sahit Prizrenit flamurin kuq e zi./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku

Operator: Beni Haxhia