53 aktorë, regjisorë dhe përfaqësues të arit skenik shqiptar i kërkojnë Presidentit të Republikës, Ilir Meta të dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të riu.
Në peticionin dërguar edhe kryeministrit, kryetarit të bashkisë Tiranë, delegacionit të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, ata shprehin vullnetin e tyre se janë për ndërtimin e një Teatrit të ri Kombëtar, modern që t’i shërbejë komunitetit artistik dhe publikut artdashës.
Artistët dhe regjisorët theksojnë se ndërtimi i këtij teatri duhet të bëhet duke mos cënuar asnjë centimetër nga trualli ku aktualisht ndodhen dy teatrot ai kombëtar dhe Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Le të mos humbasim më kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes” mbyllet peticioni i firmosur nga 53 artistë.
Kërkesa vjen në një moment kur Kreu i Republikës ende nuk është shprehur për ligjin e miratuar në 5 Korrik në parlament, që parashikon një procedurë të veçantë për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe të godinës së re te Teatrit Kombëtar.
Tv Klan