Në përmbyllje të fazës së parë të organizimit të LSI-së në nivel republike, kjo parti ka zhvilluar mbledhjen e saj të kryesisë. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili tha, gjatë një konferennce për shtyp, se në mbledhjen e sotme u diskutua dhe për zhvillimet më të fundit politike dhe theksi, sipas tij, u vu në deformimin që po i bëjnë dy partitë e mëdha PD-PS procesit zgjedhor.
Petrit Vasili: “LSI vlerëson se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri për sa kohë që nuk garantohet së pari, një përfaqësim i drejtë i forcave politike parlamentare në komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve, pasi është provuar qartë që PS-PD i kanë përdorur ato gjerësisht për manipulime dhe vjedhjen e votave.” /tvklan.al