Pezullimi i ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese, nuk e pengon klasën politike të diskutojnë mbi një variant të ri të tij. Por një rishikim i mundshëm i qëndrimit të palëve deri në vendimin përfundimtarë të kushtetueses nuk nënkupton ndërhyrje ose amendim të ligjit ekzistues, pasi sipas konstitucionalistëve ligji aktual konsiderohet i ngrirë.

Gent Ibrahimi: “Ekziston mundësia teorike që, ndërkohë që ligji është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të ketë një iniciativë ligjvënëse në po këtë fushë nga opozita ose nga një grup deputetësh. Unë do të thosha që ndonëse nuk ka një rregullim të shprehur kushtetues për situata të tilla. Këto janë të paktën jo të mençura si lëvizje, kshu që ky është një proces që mund të fillojë që tani në kuptimin politik të fjalës, por është një proces që nuk mund të konsumohet në kuptimin procidurial parlamentar. Pra nuk mund të parashtrohet në kuvend tani një projektligj i ri për lustracionin, në një kohë që ligji aktual, ligji në fuqi është i pezulluar dhe pret të marri verdiktin përfundimtarë nga Gjykata Kushtetuese”.

Por nga qëndrimet e deritanishme të mazhorancës dhe opozitës, mundësitë për arritjen enjë konsensusi duken të jenë të pakta. Shumica këmbëngulëse, “procesi i nisur nuk do të ndalet” duke shigjetuar si mbrojtës të krimeve të komunizmit opozitën e majtë. Ndërsa kjo e fundit ka përshëndetur vendimin e kushtetueses të cilin e konsideron të drejtë dhe në mbrojtje të institucioneve./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Klevis Çaka