Gjykata e Lushnjes ka pezulluar nga puna 16 mësues në fshatin Çermë e Sipërme, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Bëhet me dije se mësuesit akuzohen për falsifikim të dokumenteve shkollore. Ata kanë regjistruar nxënës fiktivë në shkollën e fshatit, përgjatë viteve 2013 – 2017.
Ka qenë kërkesa e Prokurorisë së Lushnjes për të pezulluar nga puna mësuesit, kërkesa e cila u pranua nga gjykata.
Njoftimi i Prokurorisë:
Gjykata Lushnje pranoi kërkesën e Prokurorisë Lushnje, me vendim nr. 119 date 13.09.2018, për pezullimin nga detyra të 16 mësueseve të shkollës 9-vjeçare Çermë e Sipërme – Divjakë rrethi Lushnje. Për ta ka regjistrim si persona nën hetim me akuzat Shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbështetur në nenet 248 e 187 të. Kodit Penal. Procedimi penal me nr. 400 viti 2017. Komunikimi i masës është kryer më datë 14.09.2018.
/tvklan.al