Rruga Lushnje-Fier nuk është e vetmja ku punimet për ndërtimin e saj zvarriten prej kohësh. Prej dy muajsh një prej firmave të kontraktuara për ndërtimin e rrugës së Arbrit ka pezulluar punimet. Ndryshe nga segmentet e tjera në lotin e parë i kësaj rruge që kalon në aksin Bulqizë-Fushë-Bulqizë nuk gjendet asnjë mjet i firmës ndërtuese që ka marrë përsipër punimet.
Sipas drejtuesve lokal problemi i shpronësimeve të tokave mund të ketë shkaktuar vonesa gjatë zbatimit të projektit, po asnjëherë bllokimin e këtyre punimeve.
Roland Keta: “Nga informacioni që kemi afati është fundi i vitit, por shohim këto kohët e fundit që nuk ka makina që punohet dhe sidomos në segmentin e parë që i përket dhe bashkisë Bulqizë dhe komunës Fushë-Bulqizë. Ndërsa përsa i përket konflikteve dhe shpronësimeve nga informacioni që kam nga zyra e regjistrimit nga kryepleqtë e këtyre fshatrave, nuk është shkaku i konfliktit dhe shpronësimit, por mendoj që është vetë firma nuk e di se pse është larguar, nuk ka aktualisht sot nuk mendoj që s’ka asnjë makinë në këtë segment.”
Arsyet e braktisjes së punimeve nga firma ndërtuese nuk i janë bërë të ditur pushtetit lokal, ndërkohë që nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Në lotet e tjera të rrugës ka përfunduar gërmimi i trasesë dhe ka filluar ngjeshja e saj./tvklan.al