Kryetari i Bashkisë: Do të shërbejë për një promovim sa më të mirë të qytetit
Vlora do të jetë gjatë gjithë këtij viti qyteti evropian i sporteve
Për këtë në sheshin kryesor të Lungomares janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, si ‘street basket’ apo edhe aktivitete dedikuar fëmijëve me sindromën Down.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha e cilëson këtë titull si një mundësi e mirë promovimi për qytetin.
“Pse kjo? Sepse ne jemi përzgjedhur si “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024”. Patjetër kemi pasur edhe projekte sportive të tjera që nga muaji janar e deri më sot, por sot fillon çeljen zyrtarisht që do të thotë do të kemi evente sportive çdo ditë.”
“Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është dhe një mundësi e mirë e qyteteve fituese për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit.
Klan News