Brenda tre muajve 25 persona janë pickuar nga merimanga e zezë apo gjarpërinj. Shumica e këtyre rasteve i përkasin zonave rurale.

Sipas shefit të toksikologjisë në Spitalin Ushtarak, disa nga rastet e paraqitura kanë qenë në gjendje të rëndë.

Zini Sula: “Kemi rreth 25 raste me gjarpërinj dhe merimanga. Përgjithësisht janë kafshuar në ekstremitet të zbuluara dhe përgjithësisht ka ndodhur në rrethinat jashtë mjediseve të shtëpisë, në lëndina, në njerëz që punojnë në fushë, që marshojnë bagëtinë, që rrisin bagëtinë, që janë në mjedise të pyllëzuara ose me barishte”.

Mjekët këshillojnë që menjëherë pas pickimit te merret kontakt me to.

Zini Sula: “Ajo që m und të bëhet në një rrethanë jashtë spitalore është të vendoset akull mbi vendin e pickimit, të vendoset një garzë e pastër, nuk duhet të lidhet në mënyrë agresive, ekstremiteti pasi ka ndodhur në atë që pasojat më të mëdha kanë qenë për shkak të nekrozës që krijohet nga lidhja. Nuk përdoret as çarja, as thithja aq më keq e vendit të kafshuar nga gjarpri. Ajo që vlen është qetësi, pozicion i shtrirë, ngritje ekstremitetit, borsa të ftohta, copa akulli mbi të dhe kontakti sa më i shpejt me qendrën më të afërt mjekësore”.

Gjithashtu kujdes duhet bërë edhe në mjediset e shtëpisë pasi merimangat e zeza mund të depërtojnë aty lehtësisht./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami