Autoritetet shëndetësore në vend parashikojnë një situatë të re epidemiologjike të prekjes nga gripi i derrit gjatë muajve të vjeshtës. Për të përballuar përhapjen në masë të virusit, Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur të ndryshoje strategji lidhur me trajtimin e pandemisë. Kjo është konfirmuar nga vete ministrja e shëndetësisë, Anila Godo, gjate një seminari rajonal të zhvilluar ne qytetin e Durrësit ku është diskutuar pikërisht mbi rrezikun e përhapjes së virusit A1H1.
Anila Godo: “Parashikohet që në muajt e mëtejshme të vjeshtës do të ketë një përhapje në përmasa më të mëdha të pandemisë në vend dhe në botë për arsye të ndryshme, dhe ne po përpiqemi që të jemi gati për këtë situatë të re epidemiologjike që do të na duhet të përballojmë”.
Godo theksoi se pavarësisht se ekzistojnë kapacitet spitalore për të trajtuar rastet më të rënda, gjatë kësaj periudhe do të ketë një shtim të ambienteve.
Anila Godo: “Masat tona tani kanë të bëjnë me atë që ne i themi zbutje të efekteve të pandemisë. Vëmendja jonë së fundi dhe më shumë është orientuar dhe është fokusuar në drejtimin e përgatitjes së spitaleve për t’i bërë ballë n jë fluksi më të madh pacientësh”.
Në fund të muajit shtator në vend do të jetë gati laboratori i ri i analizave për diagnostikimin e rasteve të dyshuara. Sipas ministres Godo, funksionimi i kësaj qendre do të evitojë vonesat e krijuara nga laboratori i Rumanisë./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi