Lajme Arkiva 2003

Mirela Milori: Të nderuar teleshikues jemi këtu në rubrikën e edicionit tonë informativ “Pikat mbi i”, kësaj radhe i ftuar në studion tonë është guvernatori i Bankës së Shqipërisë zoti Shkëlqim Cani. Mirëmbrëma mirëserdhët në studion tonë! Ju falënderoj shumë që e pranuat ftesën tonë!

Shkëlqim Cani: Mirëmbrëma! Kënaqësi dhe për mua!

Mirela Milori: Atëherë, për ta lidhur me luftën në Irak, megjithëse duket se lufta është larg dhe me kilometra është vërtet larg, do të ketë ndikim ndoshta në ekonominë tonë?

Shkëlqim Cani: Ajo që dua të them në fillim pasi unë ka ndjekur edhe median lidhur m pasojat e luftës në Irak në ekonominë shqiptare, unë desha të them se nuk ndihet dhe nuk do të ndihet ndonjë goditje e fortë në ekonominë shqiptare lidhur me luftën në Irak. Kjo është më kryesorja që ndoshta d t’u interesoj telespektatorëve. Ndërsa se sa do të ndihet ajo, kjo është një çështje tjetër dhe doemos që edhe ekonomia jonë nuk mund të jetë e imunetizuar nga kjo ngjarje. Janë disa faktorë që duhen llogaritur, se sa e ndjeshme , ashtu siç thatë ju p.sh. vendodhja Gjeografike e Shqipërisë në krahasim me vendin ku zhvillohet lufta. Një faktor tjetër që mund të ndikoj në intensitetin e ndikimit në ekonominë shqiptare mund të jetë edhe se kush është në këtë konflikt dhe në rastin konkret janë fuqitë e mëdha. Një çështje tjetër që përsëri mund të merret në konsideratë është se sa e integruar është ekonomia shqiptare me vendet që janë në konflikt. Duke i parë të tre këta faktorë mund të them se së pari konflikti është larg nesh, së dyti janë fuqi të mëdha që kanë ndikime në ekonominë botërore dhe ekonomia botërore ka ndikim në ekonominë shqiptare, por duke parë shkallën e integrimit pastaj zvogëlohet ku ndikim për arsye se ekonomia shqiptare nuk është shumë e integruar, janë disa koeficientë që e tregojnë këtë kështu që nuk mund të flas për të tërë këta koeficientë. Pra duke u nisur nga fakti se ndikimi do të jetë, por do të jetë i lehtë për ekonominë shqiptare unë mund të ndalëm në disa nga treguesit që ne sot patëm mbledhjen e Këshillit mbikqyrrës dhe sot i morëm në analizë të tërë këta faktorë që ndikojnë në ekonominë shqiptare. Së pari mund të ndikohet tregtia, tregtia e jashtme ka dy anë eksportin dhe importin. Shumë më pak pritet që të ndikohen eksportet shqiptare, për arsye se eksportet shqiptare janë kryesisht mbi baza material porositësi dhe rreth 70% e tyre janë me Greqinë dhe Italinë , të dy vende që nuk janë drejtpërdrejtë në këtë konflikt. Kështu që vetëm një ulje potenciale e zhvillimit të këtyre vendeve nga konflikti mund të jepte pastaj ndikimet në ekonominë shqiptare apo në eksportet shqiptare gjë që është pak e mundur të paktën për aq analizë sa kemi bërë dhe për këto rrethana që njohim, më të ndikuara do të jenë importet. Importet do të jenë të ndikuara duke filluar nga nafta, nafta tashmë e ka dhënë efektin e vetë, për arsye se duhet të dimë se impakti në ekonomi është nga kriza, ose nga lufta,  është para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte. Tashmë efektet e paraluftës janë dhënë çmimi i naftës u ngrit mjaft, këto ditë është ulur diçka dhe ju e dini këtë. Është ulur diçka, por përsëri është rritur çmimi. Ky çmim i rritur në ekonominë botërore ka sjellë pasoja dhe në Shqipëri rreth 30%, por duke qenë se rritet çmimi i naftës pritet që të rriten edhe çmime të tjera në rast se lufta do të zgjasë. Janë dy opsione, lufta të jetë e shpejtë ose të jetë e zgjatur dhe me kosto më të mëdha. Pas çmimit të naftës do të ndikohen edhe çmime të tjera. ky është ndikimi i parë në tregtinë e jashtme. Ndikimi i dytë është në çmimet e konsumit në Shqipëri. Unë ju thash se çmimi i naftës është rritur rreth 30%. Duke qenë se është rritur çmimi i naftës pritet që të ndikohet çmimi i transportit dhe pastaj janë çmimet e shërbimeve, aq më tepër kur flitet për zëvendësim të energjisë elektrike me naftë, pastaj mund të ketë ndikime jo shumë të ndjeshme dhe gjithnjë flasin çmimet e tjera. një faktor tjetër me ndikim mund të jetë në rezervën valutore. Ne kemi rreth 900 milionë Dollarë rezervë valutore që para fillimit të konfliktit edhe për shkak të vetë ecurisë së ekonomisë botërore, janë ulur interesat e Dollarit dhe të Euros. Ulja e interesit e Dollarit dhe të Euros natyrisht që çon në ulje të përfitimit që ka Shqipëria nga investimi i vlerës valutore, pra sa më të larta të jenë këto interesa aq më shumë do të merrnim ne kështu që ne kemi llogaritur rreth 2 milionë Dollarë interes.

Mirela Milori: Mendoni se një luhatje në politik ka një efekt dhe do të ndikojë në ekonominë tonë vendase nëse do të kemi përsëri një përmbysje të situatës?

Shkëlqim Cani: Unë nuk do të dëshiroja të flisnim për përmbysje situatash sepse mjaft i kemi vuajtur përmbysjet e dhunshme, por le të shpresojmë një zhvillim gradual të politikës doemos edhe të ekonomisë. Ajo që është pozitive është që gjithnjë e më shumë ekonomia po i largohet politikës dhe po bëhet gjithnjë e më shumë e pavarur pasi kjo është sjellja e privatit.

Mirela Milori: A do të ishte mirë sikur politika të ishte po kaq e stabilizuar sa ekonomia?

Shkëlqim Cani: Patjetër, po do të ishte utopike që unë të thoja se nuk ka ndikime në ekonomi. Ka goxha ndikim politika në ekonomi. Ajo që është pozitive është siç e thashë se po e humb terrenin gjithnjë e më shumë politika ndaj ekonomisë, por po e humb gjithnjë e më shumë politika ndaj ekonomisë, por ngjarjet politike nëse do të kenë goditje politike,  goditje do të kemi edhe në ekonomi kështu që është absurde që të mendohet se nuk do të ketë goditje në ekonomi./tvklan.al