Duke hedhur një vështrim mbi ujërat e ngrira të Detit Weddell të Antarktidës, shkencëtarët nga Universiteti Stony Brook në SHBA janë në kërkim për pinguinët, duke e ditur se ajo që ata gjejnë mund të ndihmojë të tregojë një histori për një rajon të tërë dhe ndryshimet klimatike.
Numërimi i pinguinëve ka të bëjë më shumë se sa të kuptuarit, se si ngrohja globale po ndikon në këtë specie ikonike të dashuruar ndaj të ftohtit. Në një farë kuptimi është anasjelltas – për shkencëtarët vetë kafshët janë përfaqësues të dobishëm për atë që po ndodh në të gjithë ekosistemin.
Michael Wethington është pjesë e ekipit prej tre shkencëtarësh.Ai thotë se pinguinët Adelie dhe Gentoo kthehen në të njëjtat vende foleje në mënyrë të përsëritur, duke dhënë një ide të mirë të numrit të popullsisë vit pas viti.
Por përparimet në teknologji nënkuptojnë që studiuesit tani mund të ndërtojnë një nivel të të kuptuarit të jetës në tokë përmes imazheve satelitore me rezolucion të lartë, me kolonitë e pinguinëve që janë treguar të mundshme për t’u monitoruar nga hapësira.
Klan News