Pinguinët Adelie janë speciet më të zakonshme të pinguinëve në Antarktidë. Një studim i fundit i kryer aty tregon se ngrohja globale mund të jetë e mirë për këto specie.

Në kontrast me pjesën më të madhe të botës, shkencëtarët besojnë se kafshët janë më të lumtura, kur deti ka më pak akull. Sipas tyre në këtë mënyrë këto kafshë do të jenë në gjendje të udhëtojnë më shumë me not, sesa të ecin.

Studiuesi kryesor, Yuuki Watanabe u shpreh: Për pinguinët, noti është katërfish më i shpejt se sa ecja. Ata janë më të shpejtë në ujë, por janë shumë të ngadaltë në tokë.

Biologët polarë shprehen se pinguinet Adelie rriten në numër gjatë periudhës kur akujt e detit janë më të pakët, në krahasim me periudhat kur ka rritje të madhe të akullit të detit.

Rezulton se këto pinguinë janë më të lumtur kur deti ka pak akull. Kjo mund të duket e pabesueshme, por mekanizmi themelor është në të vërtetë mjaft i thjeshtë. Kur deti ka shumë akull, pinguinët duhet të ecin dhe të bëjnë një rrugë të gjatë për të gjetur çarje në akull, në mënyrë që të hyjnë në ujëra, ku edhe gjuajnë për të gjetur ushqim. Por kur ka më pak akull, ata mund të zhyten kudo që dëshirojnë”.

Studiuesit zbuluan se pinguinët shpenzojnë mesatarisht 15% deri në 33% më pak energji, në rastet kur deti ka më pak akull, në krahasim me stinët e mbuluara me akull.

Michael Polit nga Universiteti Shtetëror Luiziana tha se ngrohja globale nuk ka ndikuar keq tek popullsia e këtyre pinguinëve./tvklan.al