Një pistoletë stilolaps është në mesin e arsenalit të armëve që u sekuestruan në bazën e armatimeve në Babicë të Vlorës ditën e sotme gjatë aksionit të policisë.

Këto janë edhe pamjet e aksionit të RENEA-s në këtë banesë që shërbente si depo armatimi për grupet kriminale.

Gjatë aksionit u arrestua një person me iniciale L.D. i cili u gjet brenda kësaj banese. Ai dyshohet se është pjesë e grupeve kriminale.

Bëhet fjalë për një sasi të madhe armatimi që është sekuestruar, të tilla si: snajper, pjesë përbërëse arme luftarake, pistoletë Zastava 10 mm me dy krëhëra, pistoletë dhe 40 fishekë 5.6mm, armë e kalibrit 12 mm, mina me celular, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi optike vëzhgimi, kuti plastike me 200 fishekë 9 mm, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa makinash, çelësa makinash, maska, fenelina, veshje të ndryshme.

/tvklan.al