Kryebashkiaku i Lezhës është paraqitur në SPAK pas kallëzimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Pjerin Ndreu theksoi se është në hetim për “shpërdorim detyre” në lidhje me ndërtimin e një trotuari në bashkinë që ai drejton. Ai e cilësoi kallëzim si politik duke deklaruar se nuk ka korrupsion dhe as shkelje të barazisë në tendera.
“Dhashë shpjegimet e mia në cilësinë e personit nën hetim, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Është kallëzim politik, që nuk ka të bëjë fare me korrupsion apo shkelje në tendera. Përveçse shërbimi në një zonë të Lezhës…”
Kryebashkiaku i Lezhës theksoi se ndërtimi i këtij trotuari ishte tepër i rëndësishëm për banorët e lagjes pasi ka qenë një zonë në rrezik.
Klan News