Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi ishte në kërkim. Sipas mediave në vend shqiptari me iniciale L.E. ishte në kërkim pasi akuzohet se është pjesë e një bande kriminale që ka kryer një seri vjedhjesh.
Deri tani janë dokumentuar 12 të tilla, të kryera gjatë vitit 2018 në Pavia dhe qytete të tjera afër saj. Pas arrestimit, hetimet zbuluan se shqiptari ishte një nga 10 anëtarët e bandës që ishin shpallur në kërkim.
Po ashtu raportohet se grupi kriminal vidhnin bizneset dhe shtëpitë private. Më tej mësohet se anëtarët e kësaj bande njiheshin hde për arrogancën e tyre të tepruar.
Sipas mediave vendase ata shkatërronin makinat që vidhinin, digjnin prona dhe linin gjurmë kudo.
Tashmë i arrestuari do të përballet me akuzat në gjykatë dhe provizorisht është dërguar në burgun Muntacuto në Ancona./tvklan.al