Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Ne do të provojmë të gjitha mënyrat tona, që të arrihet një proces zgjedhor i lirë në Shqipëri”. Kështu ka deklaruar sot Pjetër Arbnori, sekretari i marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike. Sipas tij, demokratët janë të hapur dhe kërkojnë vendosjen e dialogut, si kusht themelor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Qershor.

Pjetër Arbnori:- “Partia Demokratike, krahas bisedimeve, ka edhe mënyra të tjera të veprimi dhe nuk përjashtohen edhe manifestimet paqësore, sepse kjo është pjesë e politikës. Por PD nuk heq dorë nga çdo mundësi për të biseduar dhe për t’u marrë vesh. Ne do t’i provojmë të gjitha mënyrat tona për të arritur, që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego