Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Së shpejti lideri demokrat Sali Berisha do të shpalosë idetë e tij në sheshin e flamurit para qytetarëve vlonjat. Pas mitingut që do të organizohet në Durrës radha i vjen Vlorës ka theksuar sot sekretari demokrat për marrdhëniet me publikun Pjetër Arbnori.

Pjetër Arbnori:- “Partia Demokratike ka kohë që ka zbritur në qytetin e Vlorës dhe tani ka ardhur koha që edhe kryetari i saj të shkoj në qytetin e Vlorës, ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim Vlorën dhe shpirtin demokratik të saj dhe e dimë që ajo që ndodhi në ’97 në Vlorë ishtë jashtë natyrës së saj dhe ndoshta edhe jashtë njerëzve të saj. Tani PD po forcohet atje me elementë që kanë qenë nismëtar dhe kemi plot arsye të bëjmë dhe një miting të madh në Vlorë dhe jam i bindur që Vlora nuk dotë mbetet as prapa Tiranës, as prapa Shkodrës as prapa Kavajës sepse shpirti i saj nuk ka ndryshuar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame