Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nësë Pollo do të deklarojë zyrtarisht pasurinë e tij përpara Partisë Demokratike, ai nuk do të pezullohet nga Partia. Kështu është shprehur sot sekretari demokrat i marrëdhënieve me publikun, Pjetër Arbnori, pas vendimit të aktivit të Tiranës për perzullimin e Pollos nga Partia Demokratike, vendim i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e këshillit kombëtar.
Pjetër Arbnori, deputeti i PD:- “Zoti Pollo në rast që do të paraqesë sikurse paraqesim gjithë në antarët e tjerë, deputetë ose anëtarë të udhëheqjës së PD një formular ashtu siç e paraqesim në Kuvendin Popullor, lidhur me pasuritë e tij mbas ligjit është një sqarim fare i mundur dhe fare i lehtë që do ta anulonte një vendim të tillë dhe as që mendohet çështja e përjashtimit të tij po që se zbaton ato rregulla që ka gjithë PD”.
Sipas Pollos formularët e pasurisë nuk i kanë plotësuar as drejtuesit e lartë të PD për të cilët nuk është marrë ndonjë masë konkrete. Për reformatorët ky është një vendim arbitrar pasi për pezullimin nuk vendos aktivi, por seksioni ku Pollo bën pjesë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego