Një grup militant i lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit ka marrë përgjegjësinë e sulmit të armatosur të së mërkurës në një fabrikë shtetëtore të prodhimit të pajisjeve ushtarake në Ankara, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën 22 të tjerë. 

PKK tha se kishte vënë në shënjestër Industritë Turke të Hapësirës Ajrore sepse armët që ajo ka prodhuar kishin vrarë “mijëra” kurdë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Në një deklaratë, grupi militant tha se sulmi ishte “planifikuar shumë kohë më parë”.

Tv Klan