Të paktën 14 fëmijë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një kopësht në Chongqing, në jug-perëndim të Kinës.

Policia thotë se një grua 39-vjeçare që mbante një thikë kuzhine hyri në kopësht të premten në mëngjes, teksa fëmijët ishin duke luajtur në një kënd lojërash

Nuk dihet ende shkaku i sulmit, ndonëse në mediat kineze shkruhet se gruaja kishte ankesa kundër qeverisë, raporton BBC.

Gruaja është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa fëmijët u transportuan për trajtim mjekësor në spital.

Sulmi ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale. 

/tvklan.al