Në rrethana ende të panjohura, një 16-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e së premtes në Romë. Adoleshenti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u la nga dy bashkëmoshatarë në portën e spitalit të kryeqytetit italian.

Ai kishte dy plagë të rënda në trup. Pas një operacioni të gjatë, mjekët njoftuan se 16-vjeçari është jashtë rreziku për jetën. Hetuesit romanë janë vënë në ndjekje të dy të rinjve që e lanë përpara spitalit.

Pista kryesore që po ndjek policia, është ajo e një grabitjeje të përfunduar keq. Dyshohet se i riu shqiptar është goditur nga pronari i një banese në periferi të Romës.

Tv Klan