Një 19-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi ka plagosur dy persona. Konflikti për motive të dobëta ka ndodhur në lagjen “1 Maji” jashtë ambienteve të një klubi. I riu me iniciale S.C., ka plagosur me thikë 39-vjeçarin me iniciale L.T., dhe 23-vjeçarin me iniciale D.T.
Bashkë me autorin, është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar i cili është konfliktuar fizikisht me një 24-vjeçar me iniciale D.T. Ky i fundit shoqëronte dy të lënduarit që ishin edhe kushërinjtë e tij.
Të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 19-vjeçari është nën akuzë për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Atij gjithashtu i janë sekuestruar thika dhe një automjet tip “Benz”.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.
Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.
Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushërinj me njëri-tjetrin).
Në cilësinë e provës materiale, Policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij./tvklan.al