Reperi mjaft i njohur dhe i dashur nga publiku, Capital T vazhdimisht sjell për publikun produksione muzikore tepër të suksesshme, të cilat menjëherë kthehen në hite dhe në refrenin e preferuar të fansave të tij, por jo vetëm.
Edhe gjatë pandemisë të shkaktuar si pasojë e virusit, Capital T nuk u ndal por solli për publikun këngë të reja.
Përmes një postimi të bërë së fundmi në Instagram, reperi tregoi se si ai e kishte planifikuar vitin 2020 dhe si ai vërtet po shkon.
Por pavarësisht se planet e tij për këtë vit ndryshuan dhe nuk shkuan ashtu si ai i kishte planifikuar, reperi shprehet se nuk do të ndalet dhe do ta “shkatërrojë” vitin 2020.
“A ju janë prishur planet tuaja këtë vit, të miat po. Por, besoj se bëra disa më të mira dhe jam gati ta ‘shkatërroj’ këtë vit 2020, tashmë të shkatërruar”./tvklan.al