Pasi njoftuan se do të largoheshin nga pallati mbretëror për një jetë private në Kanada, çifti Meghan Markle dhe Princ Harry kanë në plan që të shtojnë familjen e tyre.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ata janë gati për një fëmijë të dytë. Burime pranë çiftit thuhet se ata do ta vënë në plan këtë gjë sapo të përfundojë situata e krijuar nga koronavirusi.
Mesa duket ata duan një familje të madhe me shumë fëmijë. Çifti aktualisht po jeton në Los Angeles si pasojë e përhapjes së virusit, aty ku po përpiqen të krijojnë një jetë të re larg vëmendjes mediatike dhe familjes mbretërore.
Në muajin Maj të vitit 2018 ata Princi Harry dhe Meghan kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dukesha e Sussex solli në jetë Archie Harrison dhe ndryshe nga fëmijët e Kate Middleton, djali i Meghan nuk ka asnjë titull mbretëror, një vendim ky që u mor nga dukesha dhe Harry.
Klan Plus