Sali Berisha e cilëson si një paralajmërim që prek edhe Shqipërinë, deklaratën e zv/presidentit të SHBA në konferencën e sigurisë në Munih se kërcënimi që e shqetësonte më shumë në lidhje me Europën nuk ishte as Kina as Rusia por kërcënimi nga brenda, tërheqja nga vlerat dhe liria e shprehjes.

“Ky ishte një paralajmërim shumë i ndershëm, shumë i fortë, nëse nuk na bashkojnë vlerat secili në punën e vet… Nëse kishte një njëri që i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli zv/Presidenti ishte Edi Rama”, tha Berisha.

“Do të bëhet një audit i plotë i të gjithë këtij abuzimi i paprecedentë në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Teksa mori pjesë në prezantimin e programit ekonomik të qeverisjes 2025-2029 të PD-së, Berisha tha se me të ardhur në pushtet do të bëjë një auditim total të 12 viteve të qeverisë Rama, për të zbuluar se ku kanë shkuar 64 miliardë Euro të buxheteve të kësaj qeverie.

“Do të bëhet një audit i plotë i të gjithë këtij abuzimi i paprecedentë në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Ulja e taksave mbetet një nga pikat kryesore të programit elektoral për ekonominë për PD.

“Të kthejmë paratë tek qytetarët. Sfidave do t’i përgjigjemi me garantimin e lirisë ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Do të çlirojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset nga bara e tmerrshme e taksave, nga dora e zezë e shtetit që shtrihet në çdo akt të veprimtarisë së tyre që t’i plaçkisë dhe t’i shtyp”, tha Berisha

Berisha u zotua për luftën kundër informalitetet në vendin tonë.

“Lufta kundër informalitetit do të fillojë ngë shteti. Natyrisht ne jemi një vend i vogël, qeveri e vogël”, u shpreh lideri i PD.

Programi i PD parashikon rritjen e pensioneve si dhe caktimin e minimumit jetik prej 200 Eurosh.

“Do rrisim pensionet në mënyrë substanciale dhe do të vendosim minimumin jetik 200 Euro”, deklaroi kreu i PD.

Thotë se Eurot e pa deklaruara janë investuar në sektorin e ndërtimit, ndërsa për shkak të tyre edhe eksportet kanë pësuar rënie.

“Sot ekonomia shqiptare bazohet në ndërtim. Kur njeriu sheh këto kulla, dhe kemi treguar se kemi ndërtimet më të larta në Europë, mendon se bankat këtu janë në aktivitet të madh. Jo, për fat të keq bankat pothuajsë janë në gjumë, sepse vetëm 800 mln nga 4 mld Euro të investuara në këto kulla vijnë nga banka, tjerat vijnë nga nëntoka. Ku janë eksportet sot? Eksportet i rrëzoi përtokë narkoeuro”, theksoi Sali Berisha.

Kreu i demokratëve akuzon kryeministrin Rama për largimin e qytetarëve nga vendi, gjë e cila sipas tij, ka ardhur si pasoje e situatës së keqe ekonomike.

Klan News