Bashkia e Elbasanit harton planin urbanistik për qytetin. Ky projekt përfshin planifikimin ekonomik- strategjik ku vend kryesor zë reduktimi i varfërisë, plani rregullues i qytetit dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Rëndësi i kushtohet gjithashtu edhe përmirësimit të shërbimeve publike dhe strehimit. Aktorët kryesorë të projektit do të jenë qeveria, sektori privat dhe komuniteti. Bashkia e Elbasanit hartoi planin pasi fitoi një projekt të financuar nga qeveria hollandeze me një vlerë prej 200 mijë eurosh. Grupi i punës së këtij plani kryesohet nga kryetari i Bashkisë së qytetit Ardian Turku.

Ardian Turku: “Në të mirë të qytetit dhe të zhvillimit në të ardhmen, legalizimet duhet të paraprihen nga hartimet e planeve të përgjithshme rregulluese kudo që të jenë. Legalizimet në mënyrë pjesore sigurisht që do të krijojnë mundësi, do të krijojnë shtigje për legalizimin e atyre lloj ndëritmeve që në një të ardhme do të pengojnë rrugët, që do të pengojnë sheshet publike, që do të pengojnë ndërtimin e shkollave dhe institucioneve të tjera aq të domosdoshme për vetë këto komunitete, për vetë komunitetin ose këto pjesë të komunitetit që kanë realizuar ndërtime të tilla.” /tvklan.al