Një punëtor shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi mëngjesin e së mërkurës ra nga lartësia. 49-vjeçari, sipas mediave italiane, po bënte punime në një ballkon në katin e pestë të një pallati, në zonën e Elce të Perugias.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por ai mësohet se u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe ndodhet në Reanimacion. 49-vjeçari ka marrë fraktura në kokë dhe dëmtime të rënda në pjesën abdominale.

/tvklan.al