“Me Çelësa në Derë” këtë të shtunë na njeh me një prej rezidencave më luksoze në Gjirin e Lalzit, i cili është një prej destinacioneve më të kërkuara në Shqipëri, jo vetëm për pushime por dhe për jetesë. Në zemër të këtij vendi unik ndodhet San Pietro resort, një projekt madhështor nga “Condord Investment”.

Por teksa viziton resortin luksoz, drejtuesja e programit Orinda Huta u kap në “befasi” nga përgjigja që drejtoresha e shitjeve i dha. Ermira tha se në rezidencë kishin përfunduar rreth 1 mijë njësi banimi, teksa shtoi se të gjitha ato ishin  shitur. E befasuar moderatorja bëri pyetjen që të gjithë ndoshta do e mendonim. “Po kush i ble këto njësi banimi?!”

Ermira: Kam kënaqësinë të prezantoj San Pietron si resortin më të madh në Ballkan. Kanë përfunduar 1000 njësi banimi.

Orinda Huta: Këtu në San Pietro?

Ermira: Po totalisht. Vila, apartamente, shërbime, bare, restorante dhe plazhe të mirëmenaxhuara buzë detit.

Orinda Huta: Po kush i ka blerë këto njësi banimi?!

Ermira: Në fakt totalisht e gjithë pjesa e zonës rezidenciale në San Pietro është “sold out”, (janë shitur).

Orinda Huta: Pra nuk ka më asgjë për të shitur këtu në San Pietro?!

Ermira: Jo vetëm në zonën “Premium”. Në zonën rezidenciale pjesa më e madhe e blerësve përgjithësisht kanë qenë potencial nga Shqipëria, pastaj nga diaspora, shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe tani kemi arritur deri në 15% shtetas të huaj.

Orinda Huta: Dhe vlerë e shtuar për këtë është dhe pjesa e hotelit apo jo.

Ermira: Condord Investment është i pari dhe i vetmi në Shqipëri si investitori i cili ka implementuar tashmë kushtin më kryesor të statusit strategjik të investitorit, duke implementuar hotelin me 5 yje, “Melia Durrës”. Strategjia nuk përfundon këtu me përfundimin e vilave dhe apartamenteve, sigurisht ne kemi implementuar një zonë të rrethuar private, brenda zonës së hotelerisë, e cila quhet zona Premium e San Pietros.

Orinda Huta: Kanë filluar shitjet për të tani?

Ermira: Tani kemi filluar shitjet për të pasur një strategji tjetër të përfunduar./tvklan.al