Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të hënë në fshatin Jubë të Durrësit. Një fëmijë vetëm 8 vjeç u aksidentua për vdekje nga një furgon. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:05.
Policia thotë se 8-vjeçari po lëvizte me biçikletë, kur u përplas për vdekje nga automjeti, në timonin e së cilit ndodhej një 66-vjeçar nga Sukthi.
Ky i fundit u arrestua nga autoritetet policore dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /tvklan.al