Moderatorja Klea Huta dhe kantautori Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë para 3 muajsh.


Ditën e sotme, Klea ka publikuar një foto në Instastory, ku ndan me fansat se si ka ndryshuar jeta e tyre që pas ardhjes në jetë të vogëlushit.

“O mbreti i mamit ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”, shkruan Klea.