Persona të paidentifikuar hapën zjarr drejt një 25-vjeçari të martën në mbrëmje në Lezhë. Mësohet se i riu Eduart P. ishte duke udhëtuar me një makinë.

Të shtënat ndodhën në lagjen “Nënë Tereza” dhe fatmirësisht nga ngjarja, 25-vjeçari nuk pati dëmtime. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga shërbimet e  DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë u ngritën pika kontrolli në akset rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /tvklan.al