Këtë të Hënë, u luajtën dy ndeshjet e fundit për javën e 19-të në Kategorinë e Parë.
Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Pogradecit. Liqenorët konfirmohen edhe njëherë si “kockë e fortë” për pretendentët, pasi më herët ndalën në barazim edhe Besën me Vorën.
Në “Gjorgji Kyçyku”, vlonjatët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 63-të, kur Stivian Janku u ndëshkua me karton të kuq.
Sfida prodhoi raste të shumta nga të dyja ekipet, që dështuan ta dërgojnë topin në rrjetë. Me këtë barazim, Flamurtari mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, 4 pikë më pak se Vora kryesuese. Pogradeci mban vendin e shtatë në renditje me 24 pikë të grumbulluara.
Korabi triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Valbonës në shtëpi, në një përballje spektakolare. Fitore e rëndësishme për dibranët që mbajnë vendin e 10-të me 19 pikë, ndërsa Valbona mbetet e parafundit me 12 pikë.
RENDITJA:
/tvklan.al