Punonjësit e policisë që kanë konkuruar më datë 7 Nëntor për të fituar gradën “Komisar”, do iu duhet të zhvillojnë edhe një herë testimin.
Me një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut, që mban datën 13 Nëntor është anuluar konkurrimi i parë me arsyetimin se është cënuar integriteti i testimit me shkrim.
Mësohet se kanë qenë 3 oficerë policie që janë ankuar pranë Komisionit të Apelimit se procesi ka qënë i parregullt dhe më pas i janë drejtuar edhe SHÇBA-së në Ministrinë e Brendshme. Sipas tyre gjatë testimit ka patur komunikime mes konkurrentëve dhe për këtë kanë kërkuar që ky proces të shpallet i pavlefshëm. Po kështu ka dyshime se teza e testimit është shpërndarë para se të zhvilloj konkurimi.
Pas kësaj, me urdhër të Veliut është vendosur që testimi i radhës të zhvillohet në datë 15 Nëntor.
Fillimisht për këtë gradë kanë konkuruar 420 oficerë policie për 130 vende vakant, por që nuk janë sqaruar mbi procedurat e anulimit të testit të parë. Testimi është zhvilluar në ambientet e Akademisë së Policisë dhe është monitoruar nga afër nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Tv Klan