Policia e Durrësit ka konfiskuar disa pasuri të paluajtshme që dyshohet se u përfituan nga veprimtaria kriminale e Alket Hatisë, i dënuar me 20 vjet burg në Itali për trafik narkotikësh.
Policia thotë se ka konfiskuar disa pasuri të paluajtshme që ai i kishte regjistruar në emrin e vet ose të familjarëve të tij. Më konkretisht bëhet fjalë për një sipërfaqe tokë truall, 1 garazh dhe 1 apartamenti në Durrës si dhe 1 apartament në Kavajë.
Alket Hatija gjatë periudhës 2003-2004 ka kryer veprimtarinë kriminale të trafikut të heroinës nga Shqipëria në Itali.
“Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast)”, njoftoi policia./tvklan.al