Një 60 vjeçar ka humbur jetën këtë të Martë në Durrës, pasi ka rënë nga një lartësi në tentativë për të rregulluar antenën.
“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë). Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, thotë Policia për ngjarjen.
/tvklan.al