Ky është momenti kur 29-vjeçari Florenc Deda merr me dhunë një shumë prej 500 mijë Lekësh në një pikë këmbimi valutor në lagjen numër 1 në Durrës.
Pamjet që shihni janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së exchange.
Siç shihet i riu futet lehtësisht në ambientet ku qëndron stafi i këmbimit valutor dhe pasi merr lekët forcërisht, në ikje përplaset me një nga punonjëset e pikës që tenton ta ndalojë.
Pavarësisht përpjekjeve të saj, 29-vjeçari, Deda arrin të largohet së bashku më paratë. Por vetëm pak orë më pas ai vihet në pranga nga policia e Durrësit.
Identifikimi i tij, u bë falë pamjeve filmike, të cilat zbuluan se po ky person, kishte tentuar të merrte me dhunë një shumë parash në kasën e një banke të nivelit të dytë, plan ky që dështoi.
Pas arrestimit të 29-vjeçarit nga Rrogozhina, uniformat blu sekuestruan dhe shumën prej 500 mijë Lekësh që ai arriti të marrë në pikën e Exchange në Durrës.
Tv Klan