Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Policia e Kavajës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve, të cilët kundrejt një shume prej dy milion lekësh transportonin klandestinë për në Itali. Gjetja dhe bllokimi i dy gomoneve është shoqëruar dhe me arrestimin e 5 personave, që akuzohen si organizatorë të trafikut.
Ky grup kishte në përbërjen e vetë sekserë, skafistë dhe pronarë të skafeve. Të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin trafikim të njerëzve, thuhet në njoftimin e policisë. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 32 mijë euro, 2 mijë dollarë, 1 milion e 700 mijë lekë, si dhe dy telefona celularë.
Në momentin e arrestimit janë kapur dhe shoqëruar dhe 10 kandidatët e fundit për t’u dërguar në Itali. Pas pyetjeve këta të undit janë lënë të lirë./tvklan.al