Është sekuestruar sot nga forcat e gatshme të Policisë së Vlorës një punishte për riparimin dhe mirëmbajtjen e gomoneve me pronar Malko Tahiri. Kjo punishte është bllokuar edhe dy herë më parë kur masat e mara kanë qenë gjithmonë të përkohshme.
Gjatë sekuestrimit të gomoneve të gjetura në këtë punishte ka pasur përplasje dhe debat ndërmjet pronarit dhe oficerit të policisë gjyqësore që po zbatonte urdhrin e prokurorit.
Pronari i punishtes pretendon se ka aktivitet të ligjshëm dhe që deri në postimin e kësaj gomonet të mos s’postohen nga punishtja.
Pronari i punishtes: Unë do futem këtu poshtëmakinës se mua s’po më del ai zotëria. Ku e ke dokumentin e Prokurorisë. Dokumentin e Prokurorisë, ti je ligji, më jep dokumentin. Urdhëro të gjitha dokumentet këtu, të ndërmarrjes, licencën e të tëra. Urdhëro të gjitha dokumentet. I ke të regjistruara është bllokuar dy tre herë ndërmarrja. I ke të gjitha mjetet të regjistruara.
Po sot policia nën drejtimin e drejtorit të antikrimit në ministri Sokol Bizhga ka kontrolluar dhe verifikuar pronësinë e mjaft hoteleve dhe lokaleve në bregdetin e Vlorës. Të përfshirë në fushatën për sekuestrimin e pasurive të vëna nga trafiqet dhe bizneset e paligjshme./tvklan.al