Procedohet banakieri, vendosi muzikë të lartë
Lokalet e natës në Tiranë vijojnë të mos respektojnë protokollet e sigurisë kundër Covid-19.
Shumë tavolina janë vendosur pa respektuar distancën, ndërkohë që ka shpesh grumbullime të klientëve.
Pavarësisht kontrolleve, sërish nuk zbatohet distancimi social.
Policia thotë se ka proceduar banakierin e një lokali në zonën e ish-bllokut, pasi u konstatua muzikë e lartë dhe tej normave të lejuara.
Tv Klan